Gërvalla-Fajon: Mbështetja e Sllovenisë për Kosovën, e paçmueshme
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se gjatë punimeve të Forumit Strategjik të Bledit në Slloveni ka takuar homologen e saj, Tanja Fajon, me të cilën kanë diskutuar për situatën e sigurisë në rajon.
Në një postim në platformën “X”, Gërvalla theksoi se mbështetja e Sllovenisë për Kosovën në rrugën e integrimit evropian është e paçmueshme.
“Në margjinat e #BSF2024, u takova me homologen time sllovene Tanja Fajon. Të bashkuar në përkushtimin tonë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal, diskutuam situatën e sigurisë rajonale dhe bashkëpunimin ekonomik. Mbështetja e Sllovenisë për integrimin e Kosovës në BE është e paçmueshme”, shkruan ministja Gërvalla. /Kosova.info/
On the margins of #BSF2024, I met with my 🇸🇮 counterpart @tfajon. United by our commitment to peace, security, and regional stability, we discussed regional security situation and economic cooperation. Slovenia’s support for 🇽🇰’s EU integration is invaluable. pic.twitter.com/uuNsIk4oXY
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) September 4, 2024