Genoa i nxjerrë barazim Juventusit

Genoa e ka ndalur me barazim Juventusin në xhiron e gjashtëmbëdhjetë të Serie A. 

Rezultati përfundimtar i takimit të zhvilluar të premtën në “Stadio Luigi Ferraris” ka qenë 1-1. 

“Zonja e vjetër” ka kaluar në epërsi qysh në minutën e njëzet e tetë, kur Chiesa e ka kthyer në gol një penallti të akorduar. Me këtë rezultat, avantazhin minimal, është mbyllur pjesa e parë. 

Pjesa e dytë ka folur për vendasit. Qysh në minutën e dyzet e tetë Gudmundsson ka barazuar rezultatin. 

Derisa koha ka ecur të dyja skuadrat janë munduar të bëjnë më shumë, por në fund është dashur që të pajtohen me barazim. 

Në tabelën e kryesuar nga Inter, Juventus gjendet në vendin e dytë, ndërsa Genoa në vendin e katërmbëdhjetë.  

Go to TOP