Gencoglu: Trepça është rikthyer, tashti të gjithë të kenë kujdes

Trajneri i Trepçës, Engin Gencoglu, është deklaruar pas fitores së madhe ndaj kampionit aktual Golden Eagle Yllit.

Gencoglu, ka thënë se le të kenë kujdes të gjitha ekipet tash e tutje nga Trepça.

“Trepca është rikthyer fuqishëm. E kemi ditë që loja nuk do të jetë e lehtë, kemi pasë shumë gabime shumë të thjeshta, prapë e mposhtëm liderin, tash po e përsërisë, Trepça është rikthyer, tashti të gjithë të kenë kujdes”, ka thënë Gencoglu, pas ndeshjes.

Trepça shënoi fitore ndaj Golden Eagle Yllit, me rezultat të ngushtë 69-67, në sallën “Minatori” në Mitrovicë.

Go to TOP