Geci publikon dokumente: LDK ka ndihmuar financiarisht familjen Jashari para luftës
Ish-deputeti Gani Geci ka publikuar dokumente që, sipas tij, dëshmojnë se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka ndihmuar financiarisht familjen Jashari përpara sulmit të marsit 1998 në Prekaz.
Geci ka prezantuar dy shuma të dhëna Rifat Jasharit nga aktivistët e LDK-së: më 1 mars 1997, 5,830 marka gjermane dhe më 7 shkurt 1998, 20,700 marka gjermane.
Ai sfidon kritikët që pretendojnë se LDK nuk e ka mbështetur familjen Jashari duke kërkuar prova që ndonjë tjetër grup apo organizatë, si Lëvizja Popullore e Kosovës (LPK), e ka ndihmuar financiarisht familjen para rënies së Adem Jasharit.
“Kushdo që mohon këtë ndihmë le të sjellë dokumente për të kundërtën,” ka shkruar Geci duke publikuar dokumentet me nënshkrime. /Kosova.info/
Prev Post
Arsenal fiton ndaj Leicester Cityt
