Gazetarja turke citon Kurtin: Serbia ende i sheh Kosovën, Bosnjën e Malin e Zi si shtete të përkohshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me ftestë të presidentit Rexhep Taip Erdogan është duke qëndruar për vizitë në Turqi.

Gazetarja e televizionit turk TRT, Nafisa Latic ka bërë të ditur se ka zhvilluar sot një interviztë me Kurtin, ku ka shpalosur edhe disa prej deklaratave të tij, raporton Zeri.info.

Këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Twitter, ku tregoi se kjo intervistë do të transmetohet të shtunën pasdite.

Gazetarja ndër të tjera ka thënë se Kurti është shprehur se “Serbia ende i sheh Bosnjën, Kosovën e Malin e Zi si shtete të përkohshmë”.

“Në një intervistë ekskluzive për Across The Balkans, kryeministri i Kosovës ka thënë se do të vazhdojë të jetë pjesë e takimeve të nivelit të lartë për propozimin e BE-së dhe SHBA-së, por nuk do ta lejojë kurrë formimin e një tjetër Republika Srpska”, shkroi ajo ndër të tjera.

Go to TOP