Gazetari Vehbi Kajtazi gjen pajisje të dyshimta në veturë, kërkon hetim nga Prokuroria Speciale
Gazetari hulumtues Vehbi Kajtazi njoftoi se sot paradite, gjatë një kontrolli rutinë në servis, është zbuluar një pajisje e dyshimtë GPS i ngjitur në pjesën e pasme të veturës së tij.
“Pajisja, e cila përmban një SIM kartë dhe internet, është marrë nga njësitë speciale të Policisë së Kosovës për ekzaminim”, shkroi ai.
Kajtazi, i cili ka denoncuar vazhdimisht ndjekjet dhe presionet nga autoritetet, kërkon që rasti të hetohet nga Prokuroria Speciale dhe avokatët e tij të marrin pjesë gjatë ekzaminimit të pajisjes. /Kosova.info/