Gazetari kritikon deputetët e VV’së: Jeni dyfytyrësha nëse nuk e votoni tërheqjen e Trustit
Gazetari, Lavdrim Hamidi ka kritikuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje që kanë tërhequr 10 për qindëshin e Trustit në vitin 2020 duke i quajtur si dyftyrësha nëse nuk e votojnë tërheqjen e Trustit të enjte në Kuvend.
Përmes një postimi në Facebook, Hamidi ka përmendur edhe deputetët e opozitës qe nuk morën pjesë në seancën ku u votua për herë të parë Trusti duke i quajtur “Mashtrues kronik” nëse nuk shkojnë këtë të enjte.
