‘Gardiani’ i Zvicrës: Po bëjmë një Evropian të madh

Portieri i Zvicrës, Yann Sommer, në një intervistë për La ‘Gazzetta dello Sport’, ka thënë se skuadra e tij, ka bërë një ndeshje të madhe kundër Italisë.

Zvicra dy ditë më parë eliminoi Italinë nga Evropiani ‘Gjermani 2024’.

“Jemi shumë të lumtur. Kemi bërë një ndeshje të madhe kundër një kundështari të madh”, ka thënë Sommer.

“Kam vetëm mendime pozitive në kokën time. Jam i kënaqur me ndeshjet që po bëjmë. Ne duam të vazhdojmë më këtë performancë”, ka pohuar ‘gardiani’ i skuadrës helvete.

Go to TOP