Autor: Fatir Berzati, Kosova.info
Disa orë para mesditës të së shtunës, sheshi i qytetit të Shatervanit u shndërrua në një pistë të autogarash ku 12 pjesëmarrës demonstruan aftësitë e tyre të vozitjes para qytetarëve kureshtarë prizrenas.
Dhe në bazë të gjithçkaje të parë dhe komenteve të qytetarëve, ata kundërshtuan pretendimin se ka dallim në drejtim të makinës mes burrave dhe grave.
Në mbështetje të këtij pretendim, për Kosova.info kena biseduar me organizatorit të AMTKK-së (Klubi Kombëtar i Auto Moto Turingut të Kosovës), Milot Shaqiri, gara është mbajtur me rastin e tetë marsit, andaj të 12 pjesëmarrësit kanë qenë femra, po ashtu vlen të theksohet se është një ngjarje rajonale sepse pjesëmarrësit e garës, përveç nga Kosova, erdhën nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Turqia.
Me atë rast redaksia jonë arriti të marrë një deklaratë nga nikoqiri Milot Shaqiri, i cili ishte përgjegjës për organizimin e sotëm, pjesëmarrëse dhe mysafirë nga Maqedonia e Veriut, Vallentina Milloshevska, por edhe një veterane e garave automobilistike dhe adhuruese e këtij sporti dhe anëtar i autoklubit Nikolla Karev nga Shkupi, Millosh Milloshevski nga Shkupi.