Ganimete Musliu: Drenica është braktisur nga qeveria, turp për ty Albin Kurti

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar pasi që kryeministri Albin Kurti nuk e vizitoi Skenderajn e shkatërruar nga përmbytjet.

Kurti sot qëndroi vetëm në Istog, që relativisht ka kaluar më mirë nga vërshimet në krahasim me Skenderajn dhe Mitrovicën.

“Drenica po e përjeton një situatë shumë të rëndë. Vërshimet shkaktuan shumë dëme materiale, por me devotshmëri jemi edhe të lumtur që nuk kemi humbje në njerëz. 23 vjet pas lufte, Drenica është braktisur nga qeveria dhe nga institucionet e vendit. Kjo qasje na e sjell ndërmend të kaluarën; Diferencimet, anashkalimet, dhe ofendimet si trevë dhe si qytetarë të kësaj treve heroike dhe shumë fisnike”, ka shkruar Musliu.

Go to TOP