Futbollisti i Arabisë Saudite theu nofullën dhe pati gjakderdhje të brendshme pas përplasjes me portierin – i nënshtrohet një operimi

Futbollisti i Arabisë Saudite, Yasser Al Shahrani, ka pësuar gjakderdhje të brendshme, thyerje të nofullës dhe tronditje, pas përplasjes me portierin e po së njëjtës kombëtare, gjatë sfidës me Argjentinës.
Po luheshin minutat e fundit të ndeshjes kur lojtari u përplas me portierin, në tentativë për ta larguar një top nga zona.

Shahrani u duk se ra pa ndjenja në tokë dhe për disa minuta s’u këndell.

Sipas asaj që bën të ditur Tyc Sports, futbollisti tashmë i është nënshtruar një operimi dhe gjendja e tij është stabile.

Go to TOP