Fushë Kosova triumfon pas superduelit me pesë sete

Raiffeisen Superliga A – Femrat, Xhiro 13

Fushë Kosova 3-2 Prishtina

25-19, 22-25, 25-14, 23-25, 16-14

Fushë Kosova ka shënuar një fitore të madhe dhe shumë të luftuar ndaj Prishtinës, duke triumfuar 3-2 pas një ndeshjeje dramatike që u vendos vetëm në setin vendimtar.

Vendaset e nisën më mirë takimin duke fituar setin e parë, ndërsa Prishtina reagoi shpejt për të barazuar.

Seti i tretë u dominua nga Fushë Kosova, por mysafiret nuk u dorëzuan dhe fituan setin e katërt, duke e çuar ndeshjen në tie-break.

Seti i pestë ishte kulmi i emocioneve, me luftë pikë për pikë deri në fund, ku Fushë Kosova u tregua më e qëndrueshme dhe e mbylli 16-14, duke arkëtuar një fitore të vlefshme në kuadër të xhiros së 13-të.


Go to TOP