Fushata “Race for the Cure 2025” nis në Prishtinë me ligjëratë vetëdijesuese për kancerin e gjirit

Në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese për kancerin e gjirit “Race for the Cure 2025”, Drejtoria e Shëndetësisë në Prishtinë ka nisur aktivitetet me një ligjëratë informuese dhe inspiruese për nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri”.

Ligjërata kishte për qëllim rritjen e vetëdijes tek të rinjtë për rëndësinë e parandalimit, zbulimit të hershëm dhe mbështetjes për personat e prekur nga kjo sëmundje.

Izet Sadiku nga Drejtoria e Shëndetësisë theksoi rëndësinë e edukimit të brezave të rinj dhe shpërndarjes së mesazheve që ndikojnë në ruajtjen e shëndetit publik.

“Falënderojmë nxënësit dhe stafin pedagogjik për angazhimin dhe bashkëpunimin në përçimin e këtij mesazhi jetik te qytetarët,” u shpreh Sadiku.

Fushata do të vazhdojë me aktivitete të tjera vetëdijesuese përgjatë muajve në vijim në shkolla dhe institucione të ndryshme të kryeqytetit. /Kosova.info/


Go to TOP