‘Furlani dhe Cardinale të largohen, Milani nuk është për tallje!’

Ish-sulmuesi i AC Milan, Antonio Cassano, ka kritikuar ashpër ish-klubin e tij pas humbjes 1-0 ndaj Bolognës në finalen e Kupës së Italisë.

‘Rossonerët’ tashmë janë në rrezik që të mbesin jashtë garave evropiane.

“Bologna tregoi se është një ekip i nivelit të lartë në Itali. Milani? Është një ekip mesatar, ashtu siç po e tregojnë. Por historia është ndryshe. Ata që përfaqësojnë Milanin, jo ata që punojnë aty, sepse as që punojnë fare…”, ka thënë Cassano.

Ai ka akuzuar drejtuesit aktualë të klubit.

“Furlani, Cardinale… janë të paaftë, duhet të zhduken, të ikin! Sepse Milani nuk është për t’u tallur, Milani është diçka serioze. Ata e kanë kthyer Milanin në një ekip mesatar. Dhe Bologna e tregoi këtë”, ka theksuar Cassano.

Ai nuk kurseu lëvdatat në adresë të fituesit e Kupës.

“Bologna është ‘top’. Po ‘lufton’ për Champions, fitoi një trofe me katër lojtarë më pak. Ata kanë një trajner shumë të mirë. Me një skuadër pak të fortë, ai e bëri më të fortë. Fitoi një trofe. Për çfarë po flasim këtu? Trajner top, lojtarë të përmirësuar, organizim i shkëlqyer në klub. Po lind një Atalantë e vogël”, ka përfunduar Cassano.


Go to TOP