Shtyhet mbledhja e KGJK-së, mungesa e kuorumit pengon trajtimin e dorëheqjeve të gjyqtarëve serbë

Mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK) është shtyrë për shkak të mungesës së kuorumit, pasi disa anëtarë kanë lëshuar takimin.

Fillimisht, mbledhjen e ka lëshuar anëtari i KGjK-së, Ahmet Imami, ndërsa pas tij janë larguar edhe anëtarët Bashkim Hyseni dhe Besnik Bislimaj.

Kryesuesi i KGjK-së, Rrustem Thaqi, ka njoftuar se, në mungesë të kuorumit për vendimmarrje, takimi do të shtyhet për një datë tjetër.

“Meqenëse disa anëtarë e lëshuan takimin, në mungesë të kuorumit takimi shtyhet për herën e radhës. Do të njoftoheni me kohë”, tha Thaqi.

Në rendin e ditës së kësaj mbledhjeje ishte paraparë edhe shqyrtimi i kërkesës së ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, lidhur me trajtimin e dorëheqjeve të gjyqtarëve dhe stafit gjyqësor nga komuniteti serb.

Paraprakisht, anëtari i KGjK-së, Bashkim Hyseni, me përkrahjen e anëtarëve Besnik Bislimaj dhe Ahmet Imami, kishte kërkuar që pika e rendit të ditës lidhur me mandatin e anëtarëve të komisioneve të përhershme të KGjK-së të shtyhej për një takim tjetër, për shkak të mungesës së anëtares Aferdita Bytyqi./BetimipërDrejtësi/

Go to TOP