FSK në mbështetje të qytetarëve në zonat e përmbytura

Forca e Sigurisë së Kosovës edhe sot është në zonat ku ndodhën përmbytjet.

Në njoftimin e FSK-së thuhet se kjo është duke u bërë për t’iu dal në ndihmë qytetarëve të prekur të cilët janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

“Një donacion i grumbulluar me pajisje higjienike e ushqimore është duke u shpërndarë sot në komunat më të prekura, Mitrovicë e Skenderaj nga ekipet e FSK-së, për të lehtësuar sa do pak jetën e vështirësuar të shkaktuar nga përmbytjet”.

“FSK do të jetë në gatishmëri për të ndihmuar qytetarët me kapacitetet e saj njerëzore e teknike”, thuhet në njoftim. /Kosova.info/

Go to TOP