FSK-ja dhuron gjak
Në kuadër të përkushtimit për ndihmë dhe solidaritet me qytetarët, në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) po zhvillohet aksioni humanitar i dhurimit vullnetar të gjakut, në mbështetje të Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut (QKKTGJ).
Ky aksion ka mobilizuar një numër të madh pjesëtarësh të FSK-së, të cilët janë përgjigjur me vullnet dhe përgjegjësi ndaj thirrjes për të dhuruar gjak, duke kontribuar kështu në sigurimin e sasive të nevojshme të gjakut për pacientët në nevojë anembanë vendit.
Aksioni është organizuar në bashkëpunim të ngushtë me Regjimentin e Mjekësisë të FSK-së dhe QKKTGJ-në, dhe do të vazhdojë të realizohet në të gjitha kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, sipas një plani të paraparë.
Ky aktivitet humanitar është dëshmi e rolit të rëndësishëm të FSK-së jo vetëm në sigurinë e vendit, por edhe në përkushtimin e saj ndaj çështjeve shëndetësore dhe nevojave urgjente të komunitetit, duke promovuar mesazhin jetik: “Dhuro gjak, shpëto jetë.” /Kosova.info/
