Fshati Lebanë ngufatet nga mbeturinat

Në fshatin Lebanë, Komuna e Prishtinës, vazhdon të ekzistojë një deponi ilegale e mbeturinave. Pavarësisht se autoritetet komunale e kishin pastruar këtë zonë, që gjendet pranë autostradës “Ibrahim Rugova”, qytetarët vazhdojnë të hedhin mbeturina, përfshirë oriendi shtëpiake, materiale ndërtimore e të tjera.

Sipas Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK), më 2021 janë regjistruar 1,189 deponi ilegale. Ndërkaq, sipas të dhënave të kësaj agjencie për vitin 2020, numri më i madh i deponive gjenden në rajonin e Prishtinës, përkatësisht 277.


Bagëtitë kullotin në këtë deponi ilegale të mbeturinave në Lebanë të Prishtinës, në të cilën gjenden edhe mbetje kancerogjene.
1Bagëtitë kullotin në këtë deponi ilegale të mbeturinave në Lebanë të Prishtinës, në të cilën gjenden edhe mbetje kancerogjene.
Autoritetet komunale të Prishtinës kanë paralajmëruar se do të vendosin rrethoja përgjatë hapësirës së deponisë ilegale në fshatin Lebanë.
2Autoritetet komunale të Prishtinës kanë paralajmëruar se do të vendosin rrethoja përgjatë hapësirës së deponisë ilegale në fshatin Lebanë.
Dy këlysh shihen në deponinë ilegale të mbeturinave në Lebanë.  
3Dy këlysh shihen në deponinë ilegale të mbeturinave në Lebanë.
 
Deponia gjendet pranë disa shtëpive në fshatin Lebanë, dhjetë kilometra nga Prishtina.  
4Deponia gjendet pranë disa shtëpive në fshatin Lebanë, dhjetë kilometra nga Prishtina.
 
Një karrige druri e hedhur në deponinë në Lebanë. Komuna e Prishtinës, sipas të dhënave zyrtare, ka numrin më të madh të deponive ilegale.
5Një karrige druri e hedhur në deponinë në Lebanë. Komuna e Prishtinës, sipas të dhënave zyrtare, ka numrin më të madh të deponive ilegale.
Para dy-tre vjetësh, kjo hapësirë ishte pastruar nga mbeturinat, por deponia është krijuar sërish nga qytetarët.  
6Para dy-tre vjetësh, kjo hapësirë ishte pastruar nga mbeturinat, por deponia është krijuar sërish nga qytetarët.
 
Disa dele shihen duke kullotur pranë deponisë në Lebanë, në të cilën ka edhe mbetje kancerogjene.  
7Disa dele shihen duke kullotur pranë deponisë në Lebanë, në të cilën ka edhe mbetje kancerogjene.
 
Sipas ligjeve në fuqi, kushdo që kapet duke hedhur mbeturina në ambinet, gjobitet nga autoritetet kompetente.
8Sipas ligjeve në fuqi, kushdo që kapet duke hedhur mbeturina në ambinet, gjobitet nga autoritetet kompetente.
Komuna e Prishtinës planifikon që në bashkëpunim me autoritetet qendrore, ta rrethojnë deponinë ilegale, me qëllim që të parandalohet hedhja e mbeturinave.  
9Komuna e Prishtinës planifikon që në bashkëpunim me autoritetet qendrore, ta rrethojnë deponinë ilegale, me qëllim që të parandalohet hedhja e mbeturinave.  
Tjegulla dhe materiale të tjera ndërtimore gjenden në deponinë në Lebanë. Këto lloje të tjegullave besohet se kanë përmbajtje kancerogjene. 
10Tjegulla dhe materiale të tjera ndërtimore gjenden në deponinë në Lebanë. Këto lloje të tjegullave besohet se kanë përmbajtje kancerogjene. 
Për vite me radhë, Kosova ballafaqohet me deponi ilegale, si pasojë e mungesës së menaxhimit efikas të mbeturinave.   
11Për vite me radhë, Kosova ballafaqohet me deponi ilegale, si pasojë e mungesës së menaxhimit efikas të mbeturinave. 
 
Hapësira ku gjendet deponia në Lebanë është pranë autostradës "Ibrahim Rugova" dhe zonave të banuara. 
12Hapësira ku gjendet deponia në Lebanë është pranë autostradës “Ibrahim Rugova” dhe zonave të banuara. 
Disa oriendi dhe goma veturash shihen në deponinë në Lebanë. 
13Disa oriendi dhe goma veturash shihen në deponinë në Lebanë. 
Në Kosovë, sipas Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës janë mbi 1,100 deponi ilegale të mbeturinave. 
14Në Kosovë, sipas Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës janë mbi 1,100 deponi ilegale të mbeturinave. 
Në deponinë në Lebanë, qytetarët kanë hedhur edhe materiale ndërtimore, sikurse blloqe ndërtimore. 
15Në deponinë në Lebanë, qytetarët kanë hedhur edhe materiale ndërtimore, sikurse blloqe ndërtimore. 
Në Lebanë ka shumë mbetje inerte, sikurse ky poç elektrik. 
16Në Lebanë ka shumë mbetje inerte, sikurse ky poç elektrik. 
Gomat e makinave konsiderohen se janë të dëmshme për shëndetin e njeriut, por po ashtu shkaktojnë ndotje të mjedisit. 
17Gomat e makinave konsiderohen se janë të dëmshme për shëndetin e njeriut, por po ashtu shkaktojnë ndotje të mjedisit. 
Përveç oriendive dhe materialeve ndërtimore, në deponinë në Lebanë qytetarët kanë hedhur edhe rroba, përfshirë edhe këto atlete. 
18Përveç oriendive dhe materialeve ndërtimore, në deponinë në Lebanë qytetarët kanë hedhur edhe rroba, përfshirë edhe këto atlete. 
Pamje nga lartë e deponisë në Lebanë, teksa disa vetura shihen duke kaluar në autostradën "Ibrahim Rugova". 
19Pamje nga lartë e deponisë në Lebanë, teksa disa vetura shihen duke kaluar në autostradën “Ibrahim Rugova”. 
Go to TOP