Franca më kërkuese, por nuk e gjen golin

Franca e ka dominuar Belgjikën në pjesën e parë të ndeshjes së 1/16 të finales në Euro 2024, por pa arritur të gjejë avantazhin.

Dy skuadrat kanë shkuar në pushim me rrjeta të paprekura, megjithëse francezët kanë pasur disa mundësi të mira për të kaluar në epërsi.

Momenti më i rrezikshëm i pjesës së parë ka ardhur në minutën e tridhjetë e tretë, kur Thuram ka goditur fort drejt portës belge, por pa sukses.

Edhe Tchouameni ka provuar dy herë me goditje të fuqishme, por asnjëra prej tyre nuk ka përfunduar në kuadrat.

Në dispozicion të dy skuadrave mbeten edhe dyzet e pesë minuta për të kërkuar ndryshimin e rezultatit. 

Go to TOP