Franca ia konfiskon jahtin 120 milionë dollarësh oligarkut rus të lidhur me Putinin

Franca ia ka konsiskuar jahtin luksoz, oligarkut rus Igor Sechin, bashkëpunëtor i presidentit Putin. BE-ja është duke implementuar sanksione kundër Rusisë pas agresionit të saj në Ukrainë e që përfshin edhe ngrirjen e aseteve.

“Oficerët doganorë në Francë kanë sekuestruar një jaht që i përkiste shefit të Rosneft, Igor Sechin, teksa po përpiqej të largohej nga porti mesdhetar La Ciotat, e që përbën shkelje të sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj oligarkëve rusë”, tha Ministri i Financave të Francës Bruno Le Maire, shkruan AlJazeera.

Jahti 88 metra i gjatë kap vlerën 120 milionë dollarë ka arritur në qytetin La Ciotat më 3 janar dhe është parashikuar të qëndronte deri më 3 prill për riparim, thuhet në deklaratën e ministrisë të enjten.

Anija ishte subjekt i sanksioneve të reja ndaj Rusisë.

Por, të mërkurën oficerët doganorë vërejtën se jahti po përgatitej të largohej nga porti para se të përfundonin riparimet dhe të njëjtit vendosën që ta konfiskojnë.

Sipas autoriteteve franceze jahti i përket një kompanie në të cilën oligarku Sechin është aksionari kryesor dhe i njëjti është aleat i ngushtë i presidentit Putin.

Go to TOP