Fppk-së i shtohen edhe 15 gjyqtarë të rinj
Në SHMU “Tefik Çanga” në Ferizaj u organizua seminari për gjyqtar kombëtar të pingpongut, në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të FPPK-së, ku pjesëmarrës ishin 28 gjyqtarë aktual dhe të rinj. Në seminar ligjëroj Prof.Dr. Abedin Bahtiri, i cili të pranishmit i njoftoi për rregullat e përgjithshme të pingpongut si dhe për risitë. Po ashtu u diskutua për kompetencat e gjyqtarit, gabimet e shpeshta, mënyra e duhur e kryerjes së punës së gjyqtarit, etj.
Të pranishmit u ndanë të kënaqur më informatat e pranuara, e po ashtu edhe në përgjigjet e marra në pyetjet e parashtruara.
Në fund të seminarit u organizua testimi teorik për gjyqtar të rinj për licencimin e tyre si gjyqtar kombëtar, ndërsa për gjyqtarët aktual testimi i rilicencimit do të organizohet në muajin shkurt të vitit 2022.
Gjyqtarët e rinj kombëtar të fppk-së janë:
| Emri dhe mbiemri | Klubi | Pikë | Rezultati |
| Ardian Lamaxhema | Kpp Ahmet hoxha MK | 30 | 75.00% |
| Albert Gegaj | Kpp Istogu | 27 | 67.50% |
| Fatih Karabaxhakun | Kpp Lidhja e Prizrenit | 27 | 67.50% |
| Alma Mehmeti | Kpp Drita F | 26 | 65.00% |
| Diana Sadiku | Kpp Drita F | 24 | 60.00% |
| Isa Çitaku | Kpp Dukagjini | 24 | 60.00% |
| Shega Hashani | Kpp Ahmet Hoxha F | 24 | 60.00% |
| Shpëtim Qerimi | Kpp Drita M | 24 | 60.00% |
| Art Shabani | Kpp Drita M | 23 | 57.50% |
| Lulzim Bajraj | Kpp Istogu | 23 | 57.50% |
| Isuf Jusufi | Kpp Gani Maloku | 22 | 55.00% |
| Ardit Beqiraj | Kpp Istogu | 20 | 50.00% |
| Hamit Gashi | Kpp Dukagjini | 20 | 50.00% |
| Sabit Gashi | Kpp Dukagjini | 20 | 50.00% |
| Samire Jupolli | Kpp Prishtina F | 20 | 50.00% |
FPPK-ja këtë seminar e organizoi në bashkëpunim me Kpp Ahmet Hoxha MK nga Ferizaj, si dhe komitetin e gjyqtarëve në përbërje:
– Isak Maxhera kryetar i Komitetit të gjyqtarëve
– Abedin Bahtiri gjyqtar ndërkombëtar
– Shefqet Jashari gjyqtar ndërkombëtar /Kosova.info/
