FPPK për nder të Ditës së Flamurit organizon turnetë për seniorë dhe veteranë

Në Palestrën e SHFMU “Tefik Çanga” në Ferizaj do të zhvillohen dy turne për nder të Ditës së Flamurit.

Më 24 Nëntor do të zhvillohet turneu tradicional për seniorë, duke filluar nga ora 10:00.

Klubet duhet të paraqesin lojtarët e interesuar deri më 21 nëntor në ora 16:00, në emailin [email protected]

Shorti do të hidhet nga komisioni i garave me datën 22 nëntor.

Më 23 Nëntor, do të mbahet turneu i veteranëve, me fillim nga ora 16:00, i ndarë në pesë kategori sipas grup – moshave.

40 – 49 vjeçar (të lindur në vitin 1984 ose përpara)
50 – 59 vjeçar (të lindur në vitin 1974 ose përpara)
60 – 64 vjeçar (të lindur në vitin 1964 ose përpara)
65 – 69 vjeçar (të lindur në vitin 1959 ose përpara)
70+ vjeçar e tutje  (të lindur në vitin 1954 ose përpara) /Kosova.info/


Go to TOP