Forumi Intelektual E30 kritikon programet e reja mësimore: qeveria po cenon vlerat familjare dhe shoqërinë

Forumi Intelektual E30 ka shprehur shqetësime për përmbajtjen e programit të ri mësimor të propozuar nga qeveria e udhëhequr nga LVV.

Në një deklaratë, Forumi thekson se qeveria, megjithëse ka mbështetjen e shumicës së qytetarëve, duket se po largohet nga ruajtja e dinjitetit dhe vlerave tradicionale shqiptare duke cenuar kështu bazat familjare dhe shoqërinë.

E30 i fton qytetarët të lexojnë dhe të gjykojnë vetë mbi ndryshimet që po ndodhin në programet mësimore për fëmijët e Kosovës duke nënvizuar se votuesit nuk kanë mbështetur qeverinë për të vënë në rrezik vlerat shoqërore dhe kulturore të vendit. /Kosova.info/


Go to TOP