Formacioni me transferimet më të mira që i ka realizuar Rangnick ndër vite – arsyeja pse përse Unitedi e mori gjermanin në stafin e tyre

Ralf Rangnick është emëruar si trajner i përkohshëm i Manchester United deri në fund të sezonit dhe një formacion me lojtarët që kishte transferuar vetë ai, tregon se sa i mirë është.

Erik Haaland është padyshim lojtari më i profilit të lartë i përfshirë, dhe është emëruar si sulmuesi i vetëm në një formacion 4-2-3-1 të blerjeve të mëparshme të gjermanit, i cili është postuar në Twitter.

Trajneri realizoi transferimin e megayllit norvegjez nga Molde në Red Bull Salzburg në janar të vitit 2019, ndërsa 21-vjeçari filloi të ngritej shumë shpejtë në faza të larta.

Ai gjithashtu solli yllin e Liverpoolit, Sadio Mane në klubin austriak nga Metz në një marrëveshje prej tre milionë funtesh në gusht të vitit 2012.

Këta janë vetëm dy nga disa lojtarë të klasit botëror që kanë parë karrierën e tyre të lulëzojë nën urdhrat e 63-vjeçarit.

Roberto Firmino , Timo Werner , Emile Smith-Rowe, Naby Keita dhe Ibrahima Konate janë pesë lojtarët e tjerë të Ligës Premier të përfshirë në këtë formacion.

Krahas Haaland, treshja e Bayern Munichut, Manuel Neuer , Dayot Upamecano dhe Joshua Kimmich përfaqësojnë kontigjentin e Bundesligës, ndërsa David Alaba i Real Madridit është përfaqësuesi i vetëm nga La Liga.

Është një grup i mrekullueshëm lojtarësh që Rangnick kishte arritur t’i zbulonte dhe t’i transferonte në skuadrat kush kishte drejtimin.

Ndeshja e tij e parë në krye të United mund të vijë në mbrëmjen e së enjtes, kur Djajtë e Kuq presin Arsenalin në Old Trafford, pasi kërkesa e tij për leje pune do të marr kohë.

Hierarkia e United do të shpresojë që Rangnick të sjellë këtë formulë të suksesit edhe në Old Trafford.

Go to TOP