Formacionet zyrtare: Bayern Munichu me disa mungesa ndaj Hoffenhiemit

Bayern Munich do të përballet me Hoffenheimin në kuadër të javës së 26-të në Bundesliga.

Ndeshja që fillon në ora 15:30, do të luhet në stadiumin “PreZero Arena”, me Bavarezët që shihen si favoritë.

Për këtë ndeshje, Hoffenheimi do të jetë pa Fisnik Asllani, Bicakcic, Nordtveit, Richards, Rudy, Skov, që janë të lënduar.

Në anën tjetër, Bayerni nuk mudn të llogarisë në Leon Goretzkan dhe Corentin Tolisson që janë po ashtu të lënduar, derisa Alphonso Davies ka probleme me zemër.

Formacionet startuese

Hoffenheim: Baumann – Posch, Grillitsch, Vogt – Kadeřábek, Stiller, Samassékou, Raum – Baumgartner – Rutter, Kramarić.

Bayern Munich: Neuer: Pavard, Süle, Hernández – Gnabry, Kimmich, Musiala, Coman – Müller, Sané – Lewandowski.

Go to TOP