Formacionet zyrtare: Barca dhe Napoli luajnë për një vend në të tetën e finales

Barcelona dhe Napoli zhvillojnë ndeshjen e parë të eliminimit direkt të Ligës së Evropës në Camp Nou.

Kujtojmë që në këtë fazë janë përfshirë skuadrat që kanë përfunduar në vendin e dytë në grup në Ligën e Evropës (Napoli) dhe që kanë përfunduar në vend të tretë në Ligën e Kampionëve (Barcelona).

Nuk do të mungojë edhe një përballje taktikash ndërmjet trajnerëve Xavi Hernandez dhe Luciano Spalletti.

Formacioni startues i Barcelonës: Ter Stegen; Mingueza, Pique, Eric García, Jordi Alba; F. de Jong, Nico, Pedri; Traore, Aubameyang, Ferran Torres.

Formacioni startues i Napolit: Meret, Di Lorenzo, Rrahmani, Koulibaly, Juan Jesus, Anguissa, Fabian, Elmas, Zielinski, Insigne, Osimhen.

Go to TOP