Flaka Loxha një fitore larg të bronztës, Erza Muminoviq eliminohet nga Lojërat Mesdhetare

Xhudistja jonë, Flaka Loxha është një fitore larg medaljes së bronztë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022” që po mbahen në Algjeri, ndërsa Erza Muminoviq është eliminuar tashmë.

Flaka arriti të mposht me ‘ippon’ spanjollen Maria Ruiz, në raundin e parë të repasazhit, kategoria deri në 57 kg.

Kështu, xhudistja jonë do ta kërkoj medaljen e bronztë me një fitore ndaj turkes, Hasret Bozkurt.

Në anën tjetër, Erza Muminoviq nuk ka arritur të vazhdojë garimin për medaljen e bronztë përmes repesazhit.

Ajo pësoi humbje nga tuniziania, Oumaima Bedioui, në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Vlen të theksohet se Distria Krasniqi është në garë për medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë, pasi tashmë ka siguruar finalen.

Go to TOP