Fjalët e Florian Markut pas shpalljes kampion: Jam shumë i lumtur, dua t’ua bëjë jetën më të mirë familjes time

Boksieri shqiptar, Florian Marku ka triumfuar ndaj kundërshtarit të tij ukrainas, Maxim Prodan, në meçin që u zhvillua për plot 10 raunde.

Pasi asnjëri nga boksierët nuk u dorëzua deri në fund, vendimi u morët nga gjyqtarët, që i dhanë fitoren boksierit tonë, Florian Marku.

Njëri nga gjyqtarët e vlerësoi Prodanin si më të mirë me rezultat 99-91, ndërsa dy tjerët ishin pro Markut me 97-93 dhe 96-94.

Pas meçit, Florian Marku ka thënë se ishte shumë i lumtur për fitoren.

“Me vetëm 10 meçe e arrita atë që s’e ka bërë askush. Jam i ri dhe të gjithë më kanë nënvlerësuar”.

“U ndeshja me njërin prej më të mirëve, askush nuk dëshironte të ndeshej me të. Shikoni kë e kam mposhtur”.

“Gruaja ime është shtatzënë, po presim fëmijë, jam i lumtur. Do tua bëjë jetën më të mirë, me para”, ka thënë Marku. 

Go to TOP