Fitorja e PSG, tifozët i vënë “flakën” Parisit! 5 viktima dhe mbi 130 të arrestuar

Një 17-vjeçar u vra me thikë, dhjetëra të tjerë u plagosën, dyqanet u plaçkitën, makinat u dogjën dhe qindra njerëz u arrestuan në përleshjet me policinë.

Festimet në Paris për fitoren e Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve patën një fund tragjik. Gëzimi në rrugët e Parisit u kthye shpejt në kaos me viktima, të plagosur dhe arrestime.  

Një 17-vjeçar u vra me thikë, dhjetëra të tjerë u plagosën, dyqanet u plaçkitën, makinat u dogjën dhe qindra njerëz u arrestuan në përleshjet me policinë. Situata shqetësuese u raportua edhe në jug të Francës, ku një makinë u përplas me një turmë tifozësh dhe vrau katër këmbësorë, sipas Le Parisien.

Një dyqan këpucësh u vu në shënjestër të sulmuesve që hodhën raketa dhe sende drejt qepenave, të njëjtin fat pësoi edhe një dyqan tjetër, që i përkiste një rrjeti të njohur mobiljesh. Një makinë u dogj, policia u përpoq të përmbante trazirat duke përdorur gaz lotsjellës.

Në Pau, një qytet në Pirenej, rreth pesëdhjetë persona shkatërruan një autobus dhe një vitrinë dyqani. Në Paris, një vajzë mbeti e plagosur në Place de la Bastille pasi u rrëzua mbi barriera metalike përreth kolonës. Ministri i Brendshëm francez, Bruno Retailleau, dënoi dhunën dhe autorët e saj duke i quajtur “barbarë”, duke theksuar se ata po shkatërrojnë gëzimin e tifozëve të vërtetë të PSG-së që festojnë në mënyrë paqësore.

Go to TOP