FIFA: Në “Katar 2022” nuk ishte trukime

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) bëri të ditur se pas hetimeve të kryera ka konstatuar se nuk ka pasur ndeshje të trukuara në Botërorin e Katarit.

Task-forca e integritetit të FIFA-s kishte për detyrë të hetonte të gjitha 64 ndeshjet e luajtura në Kupën e Botës për të zbuluar çdo parregullsi ose tentativë për manipulim. Hetimi u fokusua në tregun legal të basteve dhe u kryen analiza të shumta nëpër juridiksione të shumta dhe u rishikua mbikëqyrja e ambienteve ku zhvilloheshin ndeshjet.

Në përfundim të hetimeve u konstatua se nuk ka pasur trukime gjatë Botërorit në Katar. FIFA shtoi se do të vazhdojë të punojë me anëtarët e Task Forcës së Integritetit për të mbrojtur garat e ardhshme, duke filluar me Kupën e Botës për Femra 2023.

Go to TOP