FFK emëroi Giresse si përzgjedhës i Kosovës, reagojnë “Dardanët”

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka emëruar Alain Giresse si trajner të Kombëtares së Kosovës.

Që nga tetori, në stolin e Kosovës ka qenë Pramoz Ghila, derisa tekniku francez tani ka marrë drejtimin deri në nëntor të vitit 2023.

Pas emërimit të Giresse, kanë reaguar edhe “Dardanët” përmes një postimi në “Facebook”, ku u shprehen se janë besim plotë që do t’ia dal të tregojë vetën.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

“Kosova nga sot e fillon rrugëtimin e saj me trajnerin e ri francez, Alain Giresse.

Shpresojmë t’i rikthehemi pozitivitetit, dinamikës së nevojshme dhe mbi të gjitha rezultateve.

Ka kohë të përshtatshme për t’u konsoliduar deri në fillimin e edicionit të ri të Ligës së Kombeve.

Jemi besimplotë që nuk do të mungojë vullneti për të bërë punë të mira nga trajneri i ri. Kjo etapë nga ai kërkojmë të konsiderohet detyrë me përgjegjësi ndaj miliona futbolldashësve që përkrahin kombëtaren e Kosovën, e jo periudhë kalimtare lehtësuese para pensionimit.

Të priftë e mbara, Kosovë”, ishte shkruar në komunikatë.

Go to TOP