Fillon Liga e sportit universitar të Kosovës

Organizuar nga Federata e Sporteve Universitare të Kosovës, sot në Palestrën e sporteve ” 1 Tetori” në Prishtinë është bërë hapja solemne e Ligës Universitare të sportit të Kosovës e cila ditë më parë ka nënshkruar kontratë me kompaninë “Al Trade Center:, përmes së cilës Al – Trade do të jetë sponsor përgjithshëm i Ligave Universitare të organizuara nga FSUNK’ja.

Garat e kësaj lige fillimisht do të zhvillohen në katër degë sporti:

– Futsall ⚽️

– PingPong 🏓

– 3X3 Basketboll 🏀

– Volejboll🏐

Fillimisht të pranishmit i përshëndeti u.d. Kryetarit të FSUNK-së, Gani Ibrahimi, pastaj folën Presidenti KOK-ut, Ismet Krasniqi, Drejtori i Përgjithshëm i Al Trade Center, Sokol Gashani, Prorektori Universitetit të Prishtinës, Kurtesh Sherifi, Drejtori i Sportit në Komunën e Prishtinës, Granit Rugova dhe mikpritësi Dekani i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit, Musa Selimi.

Go to TOP