Futbollisti serb i Zalgirisit shpërndan postimin ku shkruhet se ai do të luajë në të “ashtuquajturën Kosovë”

Ballkani do të luajë sot me Zalgiris. në kuadër të raundit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Derisa dje ka arritur skuadra lituaneze në Prishtinë, ku pjesë e ekipit të tyre është edhe një futbollist serb, i cili ka shpërndarë një postim ku shkruhet se ai do të luajë në “të ashtuquajturën Kosovë”, transmeton Klankosova.tv.

“Sport.srbija1” ka publikuar në rrjetin social Instagram pamjet e stërvitjes së Tatomiroviqit me Zalgiris në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku kanë shkruar se ai do të luajë ndaj Ballkanit në të “ashtuquajturën Kosovë”.

“Mbrojtësi ynë, Nenad Tatimiroviq do të luaj me Zhalgirisin e Lituanisë, si mysafir i Ballkanit, në të ashtuquajturën Kosovë. Krahas synimeve të zakonshme të klubeve sicc janë titujt e kampionateve dhe kupave shtetërore, garimi në Evropë mbase është synimi më i madh i viteve të fundit. Me futjen e garave të reja, gjasat për fazën e grupeve janë shtuar shumë; vitin e kaluar u diskualifikuam në fazën e play offit nga Bodo Glimt, por shpresojmë se sivjet do t’i arrijmë synimet tona”, thuhet në shkrimin e “Sport.srbija1”, publikuar në rrjetin social Instagram.

“E kemi një ekip të mirë. Mirëpo, i kemi edhe disa lojtarë të rinj që nga dimri, kështu që ende nuk e kemi arritur kulminacionin. Në kampionat jemi të parët dhe kjo na ndihmon të ecim përpara sikur një erë që na frynë në shpinë, dhe jemi në formë të mirë. Hap të parë e kemi Ballkanin, një ekip I papërshtatshëm, shumë e shpejtë dhe agresive. Do të jetë një përballje interesante dhe shpresojmë për kalim tutje”, thuhet tutje.

Ndryshe, ndeshja do të zhvillohet sot me fillim nga ora 20:00, dhe do të transmetohet në Klan Kosova.

Go to TOP