A mundet Biden ta arrijë marrëveshjen Kosovë-Serbi, flet diplomati që punoi për Trumpin

Diplomati që punoi për ish-presidentin Trump, John Bolton, ka thënë se, edhe pse shpresonin se gjatë kohës së qeverisjes së Trump, do të mund ta arrinin një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, një marrëveshje e tillë mund të arrihet nën qeverisjen e administratës Biden.

Bolton ka shtuar se arritja e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë gjatë administratës së Bidenit, është në avantazhin e të gjithëve. Kjo pasi, sipas tij, Biden e njeh mirë Ballkanin Perëndimor.
“Nëse zgjidhja e këtyre dallimeve të vazhdueshme mund të arrihet gjatë administratës së Bidenit, mendoj se kjo është në avantazhin e të gjithëve. Unë sigurisht shpresoja që ne do të jemi në gjendje ta bëjmë atë gjatë administratës së Trump. Nuk ndodhi”, ka thënë Bolton gjatë një interviste për Klan Kosovën.

“Por kjo nuk është një çështje politike për Shtetet e Bashkuara, jo në të vërtetë. Është një çështje se si të arrihen kushtet më të favorshme për paqen dhe stabilitetin në Evropë. Dhe mendoj se të dyja partitë politike këtu do të mbështesnin një marrëveshje që vetë palët do të ishin në gjendje ta arrinin”, ka shtuar ai.

Go to TOP