Fetoshi: FSK – garanci strategjike ndaj kërcënimeve të sigurisë
“FSK sot është prodhuese e sigurisë, jo vetëm brenda vendit, me kapacitetet e mbrojtjes dhe të reagimit në fatkeqësi apo emergjenca civile, por edhe jashtë, me ndërveprimin rajonal e ndërkombëtar si një partnere e denjë e Aleancës Veriatlantike”. Kështu ka deklaruar drejtori i Institutit për Studime të Luftës Hibride “OCTOPUS, Arben Fetoshi, në Ditën e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Sipas tij, FSK-ja kurorëzon historinë e sakrificës së brezave drejt lirisë, ndërsa vajzat dhe djemtë ushtarë janë sublimim i një epoke që ka vulosur Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
“Ata përfaqësojnë sot garancinë strategjike ndaj kërcënimeve të sigurisë, si një forcë profesionale me standarde të NATO-s, që afirmon përkushtimin e Kosovës ndaj paqes, përmes pjesëmarrjes në misione jashtë vendit”, ka thënë Fetoshi i OCTOPUS. /Kosova.info/
