FETË NË GJEOPOLITIKË (Pjesa e dytë)

Shkruan: Agim KRASNIQI

(Pjesa e dtyë)

Gjeografia e Ballkanit dhe afinitetet kulturore të tij, e bëjnë atë shtrihet në dy pole – si Lindje ashtu edhe Perëndim. Prandaj, Ballkani është në kufi të përhershëm, i tërhequr nga ndikimet e kombeve dhe organizatave perëndimore dhe lindore. Kjo ka qenë e vërtetë veçanërisht për popullsinë shqiptare dhe boshnjake, që kanë marrë ndikime nga Turqia, e cila rezonon nga historia me shqiptarët dhe boshnjakët, duke pretenduar se  identiteti i tyre është i ndërthurur me të kaluarën osmane. Shfaqja e neo-otomanizmit, e lidh Ballkanin me Turqinë me të kaluarën duke e synuar nga e ardhmja.

Ajo pretendon të jetë kampion dhe mbrojtës i myslimanëve të Ballkanit. Trashëgimia perandorake është tani qenësore për politikën e Ankarasë në Ballkan, duke lënë në hije lidhjen e vendit me Perëndimin. Boshllëku politik dhe ekonomik që u shfaqën në Ballkan në veçanti në dekadën e dytë të shekullit 21, si pasoj e një inferioriteti të Bashkimit Evropian, më së mirë e shfrytëzoi Turqia me shfaqjen e tyre në Ballkan, me qëllim të ndikimit dhe kontrollit të saj në boshtin Drava-Save dhe boshtin Morava-Vardar me synime gjithnjë gjeopolitike dhe ekonomike deri diku (Davutoglu, Thellesia strategjike, pg. 158-160, 2010). Në këtë drejtim, natyrisht politika turke në qendër të zhvillimeve jashtë Turqisë e ka pasur Ballkanin , tri vende për nga rëndësia si; Bosnjën, Maqedoninë dhe Kosovën.

Në funksion të kësaj dhe synimeve gjeopolitike, shtetet gjithnjë e më shumë praktikojnë politikën e ndikimit nga ana ekonomike, duke shfrytëzuar organizata dhe mekanizma tjerë institucional. Për këtë, Drejtoria e Çështjeve Fetare (Diyanet ÿÿleri Baÿkanlÿÿÿ, Diyanet) mban një rrjet të gjerë në të gjithë Ballkanin, duke trajnuar dhe financuar imamë, xhami dhe institucione të tjera të devotshme. Nga ana tjetër, Agjencia Turke e Bashkëpunimit dhe Koordinimit (TÿKA) financon restaurimin e xhamive të epokës osmane dhe vendeve të tjera historike, si dhe ndërtimin e vendeve të reja të adhurimit (Përfshirja e TIKA-s dhe Diyanet-it daton që në vitet 1990-ta). Fondacioni Maarif dhe Institutet Yunus Emre drejtojnë institucione arsimore, në shumë raste duke marrë përsipër asetet e lëvizjes Gylen. Turqia mbështet lojtarë politikë mistifikues ose të lidhur me ideologjinë e saj ose dashamirës ndaj saj. Nëse i bëhet një analizë klasike gjeopolitike këtyre rrethanave, fuqia politike dhe financiare nuk janë thjesht të lidhura me kontrollin fizik të këtij territori, por po shprehen edhe  si komandues, manipulues dhe indoktrinues.

Arsyetimet e disa nostalgjikëve otoman, që pa fije racionaliteti, sjellin në tryezën e debateve teza qyqare, se sjelljet dhe historia duhet të ndryshohet në favor të pretendimeve osmane dhe orientale, janë të ultë dhe si të tilla pa asnjë argument racional. Është pak i çuditshëm fakti se feja dhe roli i fesë në shoqërinë dhe politikën shqiptare po debatohen në këtë kohë, sikur shqiptarët nuk kanë probleme të tjera jo fetare, me të cilat duhet të merren në këtë moment, siç janë problemet e mëdha ekonomike dhe sfida të tjera politiko-shoqërore të botës shqiptare. Me fjalë, tjera, feja nuk ka qenë kurrë në gjendje që të ndahet nga manipulatorët dhe mashtruesit politik dhe shtresat e klasave shfrytëzuese dhe pushtuesve të ndryshëm. Kjo është arsyeja pse edhe sot e kësaj dite ka kontradikta antagoniste me këta mjeran politik e ideologjik, me këta kozmopolit të zhveshur nga çdo ndjenjë patriotike dhe të shitur tek të huajt (Jacques, 1995).

Por ndoshta nuk duhet të habitemi për këtë debat  mbi ndikimet  nga jashtë,  ndërkohë që  Shqipëria është në proces për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe ndërkohë që edhe Kosova gjendet përballë sfidash të mëdha të konsolidimit të shtetit si dhe të përpjekjeve diplomatike për shtimin e njohjeve ndërkombëtare të pavarësisë së saj. Edhe pse ekziston një ringjallje globale e fesë në mbarë botën pasi Huntington argumentoi se në botën moderne, feja është ajo forca qendrore që motivon dhe mobilizon njerëzit (Huntington, 1991). Peter L. Berger (sociolog amerikano-austriak) i cili ishte i njohur për mbrojtjen e tij të pakufishme të shekullarizimit gjatë viteve 1960, më pas ai ndryshoi mendimin e tij duke thënë se: “Bota sot, me disa përjashtime është aq e furishme në aspektin fetar, sa nuk ka qenë ndonjëherë, dhe në disa vende më shumë se kurrë (P.L., 1990). Ndërsa Peter Berger thot se, religjonin i shqyrton në mënyrë të detajuar dhe me kujdes ngjashmëritë dhe ndryshimet, idetë kryesore, ndër to: çështjet kushtetuese; iluminizmi; sistemet e ligjit, arsimit dhe mirëqenies; përkatësisë etnike (Berger, 2008).

Vazhdon….

Go to TOP