Ferran Torres përfundoi në lot pas barazimit të Barcelonës me Napolin në Ligën e Evropës

Sulmuesi i Barcelonës, Ferran Torres ishte në lot pas barazimin 1-1 të Barcelonës me Napolin mbrëmë (e enjte), pavarësisht se shënoi golin e vetëm të ekipit.

Barcelona nuk arriti më shumë se një barazim 1-1 në Camp Nou ndaj Napolit në ndeshjen e parë të ‘Play-Off”-it për fazën e 1/16-tës në Ligën e Evropës.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Ferran Torres (59’) për vendasit, ndërsa Piotr Zielinski (29’) për mysafirët.

Megjithatë, goli i shënuar nuk e ka përmbushur yllin spanjoll, Torres, i cili është parë në lot pas përfundimit të ndeshjes.

Lotët e sulmuesit thuhet se kanë ardhur shkaku i disa rasteve të humbura gjatë ndeshjes, ku më flagranti ishte ai i një aksioni para golit të Napolit.

Torres ishte në rast ideal për të shënuar në minutën e 28-të, por goditi mbi portë shkaku i çekuilibrimit, ndërsa në aksionin pasues Barcelona pranoi gol.

https://twitter.com/FootyLover3/status/1494407065011433477?s=20&t=KD4XLNsBFeJuC06QATOgpQ

Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i bashkëlojtarëve të tij, të cilët e kanë ngushëlluar lojtarin dhe i kanë kërkuar të qëndroj i fortë.

Edhe trajneri Xavi e ka mbështetur Torresin pavarësisht nga rastet e humbura.

Go to TOP