Fernandez rikthehet te Chelsea para ndeshjes me United
Mesfushori i Enzo Fernandez është rikthyer në dispozicion të Chelsea për ndeshjen e fundjavës ndaj Manchester United në Premier League.
Trajneri Liam Rosenior ka konfirmuar se lojtari ka rifilluar stërvitjet e plota, pasi kishte munguar për arsye disiplinore. Ai nuk ishte pjesë e skuadrës në fitoren 7-0 ndaj Port Vale në FA Cup dhe as në humbjen 3-0 ndaj Manchester City.
“Enzo është stërvitur shumë mirë dhe është gati për përzgjedhje”, ka deklaruar Rosenior, duke shtuar se gjithçka tani varet nga performanca në fushë.
Ndërkohë, mbrojtësi Trevoh Chalobah është afër rikthimit, ndërsa kapiteni Reece James mbetet ende jashtë për shkak të lëndimit.
Chelsea aktualisht renditet në vendin e gjashtë dhe synon fitore për t’iu afruar zonës së Champions League.
