Ferizaj: Punëtori bie nga ndërtesa ku ishte duke punuar
Një person ka rënë nga një ndërtesë ku ishte duke punuar.
I njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Rasti ka ndodhur në Ferizaj.
LËNDIM AKSIDENTAL
Ferizaj 04.12.2021 – 09:00. Raportohet se viktima mashkull kosovar ka pranuar trajtim mjekësor në QKUK pasi që i njëjti derisa ka qenë duke punuar në një ndërtesë në ndërtim e sipër, ka pësuar lëndime trupore, rasti vazhdon të hetohet.
