​Fenerbahçe njofton ndarjen me Jose Mourinhon

Fenerbahçe ka zyrtarizuar sot përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Jose Mourinho, i cili drejtoi ekipin profesionist të futbollit A gjatë sezonit 2024-2025.

Në njoftimin e klubit turk thuhet se palët kanë ndarë rrugët dhe se Mourinho nuk do të jetë më pjesë e stolit të verdhekaltërve. “Duam ta falënderojmë për përpjekjet e deritanishme për ekipin tonë dhe i urojmë suksese në karrierën e tij të ardhshme,” shkruan Fenerbahçe.

Portugezi 61-vjeçar kishte marrë drejtimin e klubit verën e kaluar me synimin për t’i sjellë titullin kampion Fenerbahçes, por pas rezultateve nën pritshmëri, bashkëpunimi përfundoi para kohe.

Kryesia e klubit pritet të zbulojë në ditët e ardhshme emrin e trajnerit të ri që do të udhëheqë skuadrën në vazhdim të sezonit.


Go to TOP