E konfirmon Arsenali: Havertz ka kaluar me sukses ndërhyrjen në gju
Mesfushori ofensiv i Arsenalit, Kai Havertz, ka kaluar me sukses një ndërhyrje kirurgjikale në gju, ka bërë të ditur të premten klubi londinez.
Sipas njoftimit, operacioni është kryer këtë javë dhe pritet që gjermani të rikthehet para fillimit të muajit nëntor. Raportimet e “The Athletic” theksojnë se drejtuesit e Arsenalit janë optimistë se mungesa e tij do të jetë më pak se 10 javë.
Ky është lëndimi i dytë serioz për Havertz brenda pak muajsh, pasi ai sapo ishte rikthyer nga një operacion tjetër për një problem muskulor në hamstring, që e mbajti jashtë fushave për tre muaj.
Si pasojë e kësaj situate, sulmuesi gjerman është lënë jashtë listës së kombëtares për ndeshjet e ardhshme kualifikuese të Botërorit.
“Sigurisht që nuk do të jetë i gatshëm,” u shpreh drejtori i kombëtares gjermane, Rudi Voller.
“Nuk e dimë saktësisht si do të rrjedhin gjërat javët e ardhshme, nëse do të ketë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale ose do të trajtohet konservativisht.”
Havertz, i cili iu bashkua Arsenalit nga Chelsea verën e vitit 2023, shihet si një element kyç në planet e trajnerit Mikel Arteta dhe rikthimi i tij para periudhës festive do të jetë një lajm i madh për klubin.
