Fenerbahçe fiton derbin ndaj Galatasarayt
Fenerbahçe ka fituar derbin ndaj Galatasarayit, me rezultat 2-0, në kuadër të xhiros së 32-të në Superligën e Turqisë.
Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Miha Zajc, në minutën e 26-të, pas një asistimi nga Samuel. Derisa raste të tjera nuk kishte dhe u mbyll me këtë rezultat pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Serdar Dursun shënoi golin e dytë dhe të fitores për Fenerbahçen.
Fenerbahçe pas fitores kalon në pozitën e dytë me 59 pikë, pas 32 ndeshjeve, teksa Galasataray në vendin e 14-të me 41 pikë.
