FC Prishtina Futsal në zi, ndërron jetë trajneri

Ka ndërruar jetë trajner i skuadrës së Prishtinës në futsal, Shpëtim Beqiri.  Klubi ka njoftuar se Beqiri ndërroi jetë pas një sulmi në zemër.

“Ju njoftojmë se pas një sulmi kardiak  ka ndërruar jetë menagxheri dhe anëtari i bordit të klubit, Shpëtim Beqiri. Lajmin e morëm me trishtim duke kujtuar punën dhe zellin e madh të Beqirit në klubin tonë”, shkruhet në postimin e klubit nga kryeqyteti. /Kosova.info/

Go to TOP