‘Fausti’, nesër dhe pasnesër në Teatrin Kombëtar të Kosovës

Teatri Kombëtar i Kosovës ka njoftuar se nesër (e enjte) dhe pasnesër në orën 20:00 jep shfaqjen “Fausti” me regji nga Fadil Hysaj.

Së këndejmi, në njoftim thuhet se kjo shfaqje është bashkëprodhim me Teatrin Kombëtar të Kosovës, teatrin e qytetit të Gjilanit dhe Teatrin “Bekim Fehmiu” – Prizren.

“Pasi Fausti kupton se ka shpenzuar jetën në kërkim të dijeve më të larta, është i gatshëm t’i shesë shpirtin Mefistos në këmbim të 30 viteve jetë, të cilat do të dëshironte t’i përdorte për ta përjetuar dashurinë e munguar dhe mundësinë për të lëvizë në kohëra dhe hapsësira të tjera që ta ngopë kureshtjen e tij të pafundme. Por, në jetën që fiton në këmbim, Fausti bëhet pjesë e një bote të shfrenuar e mizore, në të cilën shpirti shitet dhe këmbehet për synime shumë më të ulëta se ato të Faustit…”, thuhet në njoftimin e TKK-së. /Kosova.info/

Go to TOP