Fatmir Reçica i “Grupit të Kumanovës”: Mund të na quani kryengritës të armatosur, por jo terroristë

Mbrëmë Vehbi Kajtazi në “Debat Plus” e kishte quajtur bandë kriminale “Grupin e Kumanovës” derisa po diskutohej për debatin parlamentar në Kuvendin e Kosovës.

“Ajo është një bandë kriminale, e cila e armatosur deri në dhëmbë kanë shkuar atje dhe kanë hyrë në Kumanovë”, i ishte referuar Kajtazi, Grupit të Kumanovës.

Sonte në emision është lajmëruar Fatmir Reçica, pjesëtar i Grupit të Kumanovës i dënuar me 40 vjet burg.

Përmes një videolidhje Reçica ka reaguar ndaj këtyre deklaratave.

“Dua të them se secili prej ushtarëve të UÇK-së që e ka veshur uniformen ka veshur edhe vdekjen në trupin e tij. Të gjithë ne që jemi këtu mund të quhemi si kryengritës të armatosur, por nuk mund të përdoren fjalë si terroristë apo ngjashëm”, deklaroi Reçica në “Debat Plus”.|

Fjalën ka tentuar të merr edhe Naser Baraliu por moderatori i ka premtuar se nesër do të diskutohet në gjithë emisionin për “Grupin e Dukagjinit”.

Reçica, Baraliu dhe disa të burgosur tjerë janë të vendosur në burgun e Idrizovës, derisa pjesa tjetër e të burgosurve janë në burgun e Shutkës.

Go to TOP