Është gjetur vetura e vjedhur në Dardani të Ferizajt

Policia në Ferizaj sot rreth orës 16:00 ka pranuar një informatë se në fshatin Koshare të Ferizajt është një veturë e braktisur.

“Hetuesit rajonal menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë identifikuar veturën “Range Rover” me targa vendore,  e cila ishte vjedhur me datën 23.10.2024 rreth orës 03:05 në fshatin Dardani të Ferizajt’, thuhet në njoftim.

Si provë materiale është sekuestruar vetura deri sa të përfundojnë procedurat e ekzaminimit nga krimteknikët rajonal dhe kthimit të pronarit të saj.

Policia ka njoftuar se është vënë në kërkim të personave të dyshuar për rastin ” Vjedhje e rëndë”. /Kosova.info/


Go to TOP