Erza fiton luftën e parë

Erza Muminoviq e ka kaluar xhiron e parë në garën Grand Prix të xhudos që po mbahet në Austri.

Erza po garon në kategorinë deri 52 kg, ndërsa në raundin e parë e mposhti austriaken Carina Klaus-Sternwieser.

Austriakja pësoi tri dënime dhe Erza fitoi me Ippon luftën të cilën e dominoi.

Ndërkohë Flaka Loxha u ndal në luftën e parë në kategorinë deri 57 kg.

Go to TOP