Erik ten Hag drejt shkarkimit nga United

Manchester United thuhet se do të shkarkojë trajnerin Erik ten Hag, pavarësisht rezultatit të finales së FA Cup kundër Manchester Cityt këtë të shtunë.

Sipas raportimeve nga “The Guardian”, klubi anglez ka vendosur të ndajë rrugët me holandezin edhe nëse “Djajtë e Kuq” triumfojnë në “Wembley”.

Pesëdhjetë e katër vjeçari ka pasur një sezon të vështirë në krye të United, duke përfunduar në vendin e tetë në Premier League dhe duke u eliminuar nga Champions League në fazën e grupeve. 

Listës së zëvendësuesve të mundshëm i prinë emrat e trajnerëve të njohur si Thomas Tuchel, Mauricio Pochettino, Kieran McKenna, Thomas Frank dhe Graham Potter. 

Go to TOP