Shi i rrëmbyeshëm e erëra të fuqishme, shkaktohen dëme në Ferizaj

Temperaturat deri në 38 gradë Celsius të cilat mbretëruan në vendin tonë për disa ditë radhazi, ishin bërë të padurueshme. Qytetarët vazhdimisht janë ankuar për nxehtësi tejet të lartë, e që pamundësonte edhe daljet e tyre gjatë ditës.

Kësisoj pas shumë ditëve të nxehta mbi vendin tonë kanë filluar reshjet e shiut.

Por reshjet e shiut janë duke u përcjellur edhe me erëra të fuqishme.

Si pasojë e këtyre erërave dhe shiut tashmë në rajonin e Ferizajt janë shkaktuar edhe disa dëme.

Duhet përkujtuar që një mot i ngjashëm është paraparë edhe për ditën e nesërme.

Go to TOP