Erërat e forta dëmtojnë shtyllat elektrike në disa rajone të Kosovës

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike ka bërë të ditur se sot erërat e forta kanë shkaktuar dëme në përçuesit elektrikë dhe në shtyllat elektrike të disa rajoneve të Kosovës.

Sipas KEDS-it, rajonet më të prekura janë Ferizaj, Prishtina, Mitrovica dhe Peja, raporton Zeri.info.

Bëhet e ditur se ekipet e KEDS-it janë duke punuar intensivisht që të sanojnë këto dëme.

“Erërat e forta që kapluan një pjesë të konsiderueshme të Kosovës, kanë shkaktuar dëme në përçuesit elektrikë dhe në shtyllat elektrike të disa rajoneve.

Rajonet më të prekura janë Ferizaj, Prishtina, Mitrovica dhe Peja.

Ekipet e terrenit të KEDS-it ndodhen në vendngjarje të prishjeve dhe po punojnë intensivisht deri në sanimin e dëmeve të shkaktuara në rrjet.

KEDS-i kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve tanë dhe i siguron se prishjet në rrjet si shkak i erërave do të ndreqen sa më shpejt që është e mundur”, thuhet në njoftim.

Go to TOP